Breaking News :

nothing found
12-08-2022

Maqedoni/ 50% e infeksioneve të reja i përkasin mutacionit britanik

Advertisement

Analizat e fundit tregojnë se 50 për qind e rasteve me kovid-19 i përkasin mutacionit britanik të virusit, tha Ministri Venko Filipçe në një paraqitje të ftuar në emisionin “Top tema” në TV Telma, transmeton Portalb.mk. Prandaj, thotë ai, është ende herët për t’u çliruar.
“Këtë mëngjes, arritën informacione të reja se ështl gjithnjë më e madhe përqindja e numrit të përgjithshëm të gjenomëve të analizuar nga testet e bëra, nga janari deri më tani, në fillim kur u zbulua dhe më pas në një periudhë kohe – njëzet ditëshe. Sidoqoftë, nga analizat e fundit 50 përqind tregojnë për atë mutacion të virusit. Deri më tani, nuk shohim ndryshim drastik ose ndonjë ngarkesë në sistemin shëndetësor në pjesën e spitaleve. Megjithatë, shohim se si dhe çfarë po ndodh në disa vende evropiane, kështu që jemi të kujdesshëm që të mos ndodhë rritje e konsiderueshme e numrit të pacientëve që do të kenë nevojë për hospitalizim, pasi është vërtetuar se ky virus transmetohet shumë lehtë”, tha Filipçe. Ndërkohë, në fillim të muajit Filipçe theksoi se në vend janë identifikuar njëzet lloje të koronavirusit. Përndryshe në Maqedoninë e Veriut dje filloi vaksinimi i personelit mjekësor në hapësirat e Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, Vaksinën “Pfizer” të parat e morën dy punonjëse shëndetësore. Dr. Dobrinka Naunova-Jovanovska dhe kryeinfermierja Gabriela Temellkovska nga stafi i Klinikës për Sëmundje Infektive janë të parat në vend që morën vaksinën kundër kovid-19. “Është pa dhimbje, ndihem shkëlqyeshëm. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga infeksioni aktual gjatë gjithë vitit”, tha Dr. Naunoska. Ajo shtoi se do të marrë dozën e dytë pas 21 ditësh, ndërsa imuniteti fitohet për 2 deri në 3 javë. Kryeinfermierja Temellkovska tha se i fton të gjithë të aplikojnë për vaksinim, duke shtuar se tani e tutje personeli mjekësor do të ndihet më i sigurt, pasi do të zvogëlohet numri i pacientëve të rinj dhe se “do të fillojmë të kthehemi në jetën normale”. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në deklaratën për media, theksoi se kryeinfermierja Temellkovska dhe Dr. Naunova Jovanovska janë pjesë e stafit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive të cilat gjatë vitit të kaluar punuan ditë e natë dhe luftuan për të shpëtuar çdo jetë njerëzore. Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut ka 6,324 raste aktive, ndërsa numri i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë është 97,803 numri i pacientëve të shëruar është 88.460, ndërsa 3,010 pacientë kanë ndërruar jetë.

Advertisement

Read Previous

Porto mposhti Juventusin, Pepe zbulon sekretin

Read Next

Kitaroviç: SHBA-ja duhet të shtojë angazhimin në Ballkan