Përforcohet sërish mbrojtja e Thaçit në Hagë: Ish-avokati tjetër i Gotovinës bëhet pjesë e ekipit

Edhe një ish-avokat i gjeneralit kroat Gotovina do të jetë tash e tutje në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale.

Bëhet fjalë për Luka Misetiq, avokatin kroato-amerikan që kishte mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë, ish-gjeneralin kroat, Ante Gotovina, deri në shpalljen e pafajësisë së tij, shkruan lajmi.net

Ky do të jetë avokati i dytë në ekipin e Thaçit i cili ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e Gotovinës, pasi që para disa ditësh, si zëvendësues i David Hooper, u caktua avokati Gregory Keohe, po ashtu ish-avokat i gjeneralit kroat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like