Daçiqi kujton 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ja çka thotë ai

Estimated read time 1 min read

Ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka kujtuar 17 shkurtin, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Ndonëse ai nuk e ka uruar vendin për këtë përvjetor, ai ka thënë se më 17 shkurt 2008, “u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar”.

“Dita e sotme, 17 shkurti, është dita kur u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar dhe kur u zyrtarizua politika e standardeve të dyfishta në interpretimin e parimit të mbrojtjes së tërësisë territoriale të shteteve të njohura ndërkombëtarisht, anëtare të Kombeve të Bashkuara”, tha Daçiqi në një deklaratë për “Tanjug”.

Ai pyeti gjithashtu se çfarë po feston Kosova dhe për çfarë po e urojnë shtetet që e kanë njohur “pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme”, të cilën Serbia vazhdon të mos e njohë.

Advertisement

Ministri serb ritheksoi se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Kosova më 17 shkurt, 2008, shpalli Pavarësinë. Deklarata për shpalljen e Kosovës shtet u njoh nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like