Për momentin nuk do të ketë shtrëngim të masave në Maqedoni

“Për momentin nuk ka shenja se duhet të ketë shtrëngim të masave. Edhe më tej bëhen analiza intensive të llojit të virusit. Është gjetur vetëm ai i llojit britanik”. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se dje ka pasur takim me ambasadoren britaneze, për të këmbyer përvoja në lidhje me atë se si ka filluar lloji i ri i coronavirusit dhe çfarë masash janë ndërmarrë.

“Për momentin mendojmë se nuk duhet të largohemi nga masat që janë në fuqi”, tha në mes tjerash Filipçe.

Advertisement

Ai foli edhe për vaksinat e para që do të arrijnë në vend kundër coronavirusit, duke thënë se të njëjtat do të ruhen në frigoriferë në hapësirat e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like