Për herë të parë, më shumë amerikanë të vaksinuar kundër COVID-19 sesa të infektuar

Më shumë amerikanë janë vaksinuar kundër COVID-19 sesa që janë infektuar, shkruan New York Post.

Siç raporton Bloomberg, 26.5 milionë amerikanë janë vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend që nga shpërthimi i pandemisë ka shkuar në 26.2 milionë, transmeton Telegrafi.

“Vlen të theksohet, sot – për herë të parë, të dhënat tregojnë se kemi më shumë të vaksinuar sesa të infektuar”, ka deklaruar Paula Cannon, profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë Keck.

Advertisement

Ky rezultat vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara prijnë në botë sa i përket numrit të infektuarve – në anën tjetër gjithashtu brenda 24 orëve në këtë vend po vaksinohen nga 1.3 milion njerëz.

Rreth 7.8 për qind e amerikanë deri më tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinë kundër coronavirusit, derisa 1.8 e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like