









Edhe pse prej disa muajsh është premtuar se Maqedonia do të jetë ndër vendet e para në Ballkan që do e merr vaksinën, por ende nuk ka arritur asnjë dozë në vend, shkruan nmk-post.
Vetëm frigoriferët dhe plani për vaksnim është gati, por ende nuk ka asnjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Sistemi “Covax” ka publikuar listën se cilat shtete do i furnizojë me vaksina në fund të muajit shkurt.
Sa i takon rajonit të Ballkanit, më së shumti doza të vaksinave do t`i takojnë Serbisë – 345.000, B e H – 180.000, Shqipërisë – 141.600, Maqedonisë së Veriut – 103.200 dhe Mali të Zi – 84.000.
Vlerësohet se dërgesa e vaksinave të para do të fillojë kah fundi I Shkurtit.
Maqedonia vazhdon të mbetët ndër vendet e vetme që nuk kanë filluar ende vaksnimin anti-covid./Nmk-post/