Mustafa thumbon Kurtin: Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me njësi speciale

Isa Mustafa kryetari i LDK-së, ka thumbuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, pas vizitës së këtij të fundi të rrethuar me policë në Skenderaj/ përcjell NMK-post.
Mustafa përmes një statusi në Facebook ka shkruar se zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre dhe nuk u ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me policë me njësi speciale “zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?:.

Mustafa ka shkruar se zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje.

“Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre. Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje”, ka shkruar Mustafa

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like