PDK mesazh fituesve të zgjedhjeve: Nëse i duan votat tona për President, të ulen e të flasin me ne

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pa dialog dhe konsulta nuk do t’i bëjnë kuorum zgjedhjes së presidentit, shkruan GazetaBlic.Derisa shton se partia fituese duhet të udhëheq procesin e formimit të institucioneve.“Mendoj se partia e cila i ka fituar zgjedhjet duhet të udhëheqin procesin e formimit të institucioneve dhe të zgjidhin edhe çështjen e presidentit. Nëse nuk ka dialog dhe konsulta PDK-ja nuk do të merr pjesë në seancë. Nëse dikush e do mbështetjen e PDK-së duhet të ulet të flas me ne”, ka thënë Hoxhaj në t7. Hoxhaj gjithashtu tha se PDK’ja nuk është parti politike që përmes opozitës e avancon dikë në karrierë, duke aluduar në Vjosa Osmanin. Sipas tij, nëse VV’ja kërkon votat e PDK’së, fillimisht duhet të ulen në tavolinë për të biseduar.“Ne nuk jemi parti politike që përmes opozitës e avancojmë dikë në karrierë. Nëse ata kanë nevojë për votat tona, ata duhet të ulen në tavolinë me neve”, shtoi Hoxhaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like