









Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I cili tashmë 13 ditë është pozitiv me COVID-19, nga Klinika Infektive ku është shtruar në spital, sot në mëngjes, përmes një postimi në Facebook ka ndarë përvojën e tij dhe luftën kundër kësaj sëmundjeje. Mickoski shkruan se ka kaluar 12 ditë të vështira, por se mjekët I kanë thënë se është duke dalë nga e ashtuquajtura “stuhi citokine” kurse interleuikini 6 është zvogëluar.
“Sotë është mëngjesi I parë pa temperaturë në rritje, jam më mirë. Atë që jam duke e përjetuar nuk dua të jetë realiteti I askujt për shkak se virusi është shumë I keq. Dëshiroj të falënderoj publikisht të gjithë personelin mjekësor në Klinikën Infektive për përkushtimin dhe sakrificëb” – shkruan Mickoski.
Në postimin në Facebook ai ka kritikuar Qeverinë për shkak të mos fillimit të procesit të vaksinimit.
“Do të kalojnë edhe vëshitësitë e mia shëndetësore, por do të fillojnë vështirësitë për Qeverinë për shkak të papërgjegjësisë dhe paaaftësisë për t`u furnizuar me vaksina. Nuk është kohë cirku me lojëra spiunësh, duhen njerëz serioz në vende të duhura.Vjen dita për përgjegjësi” – ka shkruar Mickoski në Facebook. /KlanMacedonia
