




Një lajm i hidhur vjen nga Ferizaj, Kosovë. Biznesmeni Agron Uka ka ndërruar jetë, pas një aksi*denti të rën*dë. Ai kishte shkuar me push ime, duke qenë se ishte i apasionuar pas skive, në Bansko të Bullgarisë, ku edhe është aksid*entuar rëndë, duke hum*bur jet*ën. Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e Gastronomëve të Kosovës.
“Pas një aksi*denti të rën*dë, ndërr*oi jetë Agron Uka. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humb*jes së më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftim. Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe Komuna e Ferizajt. Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“E nderuara familje Uka, lajmin për ndar*jen e parakohshme nga je*ta të birit tuaj, bashkëqytetarit tonë, Agron Uka, na pikë*lloi të gjithëve pa masë. Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, t’ju shpreh ju ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të shtrenjtit tuaj, si dhe gjithë miqve, shokëve e të njohurve të të ndjerit”, shkruhet në telegramin e ngushëllimit./a.m/NOA.al
