Breaking News :

nothing found
30-09-2022

Pacolli me akuza: VV po ua shpërlan trurin të rinjve

Advertisement

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë në emisionin  se Kosova është i vetmi vend ku i është ndaluar aterrimi me aeroplan.


Ai ka thënë se dikush po i shfrytëzon të rinjtë e vendit duke i përdorur ata.

“I ka shfrytëzuar të rinjtë me problemet e tyre. Ua ka shpërlarë trurin. I ka mbledhur dhe i ka qitë nëpër rrugë. Nëse shkon nëpër shkollat e tyre e shikon se ata janë nxënësit më të dobët. Ky është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës. Ka njerëz me mbiemër Pacolli, edhe pse flasin ashtu unë kërkoj falje në emër të tyre për shkak që mbajnë mbiemrin e familjes time. Popullata është duke besuar në doktrina të tilla“, ka thënë ai dPT te Fidani në T7.

“Kryeministri i vendit doli në intervistë dhe tha se do të më arrestoj aty ku jam. E tha ai vetë. Nuk mund ta pranoj këtë fakt për një vend ku kam kontribuar shumë. Vetëdija e qytetareve eshte rritur. Unë shpresoj tek ta. ”, shtoi ai.

Advertisement

Read Previous

Merkel: Masa më të rrepta dhe “mbyllje” të vendit deri më 31 janar

Read Next

Pas 6 vitesh Junior largohet nga Shkëndija, Partizani avantura e re