Pacolli: I mëshova tavolinës së Thaçit, por më vonë i kërkova falje

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për raportet e tij me ish presidentin, Hashim Thaçi. Mes tjerash ai kujton një moment kur i kishte përplasur dokumentat në tavolinë para Thaçit në vitin 2013.
Pacolli në Pressing të T7 tha se ka pasë momente kur ishte i hidhëruar me zotri Thaçin por pastaj i ka kërkuar falje.

“Zotri Thaçi ka qenë gjithmonë korrekt me mua. Jemi takuar shumë herë, me vullnet jemi taku. Nuk kam qenë servil i zotri Thaçit. Ka pasë momente kur kam qenë i hidhëruar me zotrin Thaçi. Një moment vjen dhe unë ia gjuaj disa dokumente përpara në tavolinë, i mëshoj tavolinës, në vitin 2013. Më vonë kam shku me kërku falje, dhe ai thotë nuk jam i hidhëruar fare”, tha Pacolli.

Advertisement

Burimi: https://portalionline.com/pacolli-i-meshova-tavolines-se-thacit-por-me-vone-i-kerkova-falje/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like