Bekteshi: S’ka ndihmë për kompanitë që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore

Kompanitë të cilat deri më tani e kanë keqpërdorur ndihmën financiare nga Qeveria nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për një masë të re, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Win-Win” në Televzionin Tellma.

“Ato kompani që kanë keqpërdorur fondet nga katër Pakot e para të masave ekonomike nuk do të marrin më ndihmë nga shteti. Duhet të vendosen kritere në pjesën e aplikimit të masave, në mënyrë që kompanitë e publikuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të mos jenë në gjendje të aplikojnë për masa shtesë”, nënvizoi Bekteshi.

Bekteshi, siç njofton Departamenti për marrëdhënie me opinionin, tha se nëse është e nevojshme për punonjësit e tyre do të kujdesen nga Qeveria drejtpërdrejt, siç u njoftua dje nga Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska duke i bllokuar llogaritë e tyre dhe duke transferuar fondet drejtpërdrejt te punonjësit në ato kompanitë.

“Janë ngritur kallëzime penale kundër të gjithë punëdhënësit të cilët nuk paguanin pagat për punonjësit e tyre për të cilët ata morën ndihmë financiare,” tha ai.

Advertisement

Ministri theksoi se pas konsultimeve të fundit me Odat ekonomike , Pakoja e Pestë e Masave do të shpallet gjatë javës së ardhshme.

“Gjatë ditëve të ardhshme deri të hënën do të kemi takim shtesë me Odat ekonomike dhe me sindikatat. Ne do të rishikojmë komentet e tyre mbi propozimet tona të cilat janë miratuar në konsultim me palët e përfshira. Ne presim që masat nga pakoja e pestë, si dhe ato të mëparshmet, do të japin rezultatet e pritura dhe do të synojnë mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive”, nënvizoi Bekteshi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like