​Osmani: Sot kujtohen me respekt luanët e nëntokës

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, ka kujtuar ajo siç i ka quajtur luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën. Osmani ka shkruar në Facebook se kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe. “Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”, ka shkruar ajo./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like