Shaqiri: Kujdesemi për qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit

Ministri Jeton Shaqiri në takim me ministrin për punë të jashtme, z. Bujar Osmani, drejtorin e zyrës për menaxhimin e librave amë, z. Bujar Dardhishta si dhe me përfaqësues të ministrive të tjera,kanë diskutuar për mundësitë e formimit të një konsullate digjitale, shkruan nmk-post.

Ja postimi i plotë:
Kujdesemi për qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit
Jemi në rrugën e duhur drejtë realizimit sa më të shpejtë të projektit “Konsullata digjitale”, i cili ka për qëllim, që qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, t’iu sigurojë lehtësira në kryerjen dhe përfundimin në kohë të detyrimeve administrative.
Sot zhvillova një takim pune me ministrin për punë të brendshme, z. Oliver Spasovski, ministrin për punë të jashtme, z. Bujar Osmani, drejtorin e zyrës për menaxhimin e librave amë, z. Bujar Dardhishta si dhe me përfaqësues të ministrive të tjera, ku diskutuam për mundësitë e formimit të një konsullate digjitale.
Qëllimi i kësaj konsullate digjitale është që qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut t’iu ofrojë mundësinë për të aplikuar dhe për t’u pajisur me dokumentat e kërkuara në formë tërësisht digjitale duke shmangur kështu vizitat nëpër ambasdat apo konsullatat e vendeve ku jetojnë., ka shkruar Shaqiri në Facebook./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like