Pocesta: Votoni me dinjitet, mos bini pre e shantazheve

Estimated read time 2 min read

Kandidati i opozitës shqiptare për kryetar të Dibrës me anë të postimit në facebook ka shkruar se vërehet haptas tashmë, se paniku i disfatës definitive, po i çon oponentët të ndërmarin veprime nga më ekstremet por vendvotimi 0543 i cili do përsëritet të dielën e 31 tetorit, nuk mund as të blehet e as shitet, tashmë, po veprohet me forma presioni nga më të ultat, përcjell in7.
Postimi i plotë:

Dinjitetshëm …
Po vërehet haptas tashmë, se paniku i disfatës definitive, po i çon oponentët tanë të ndërmarin veprime nga më ekstremet. Botërisht e ditur, se vendvotimi 0543 i cili do përsëritet të dielën e 31 tetorit, nuk mund as të blehet e as shitet, tashmë, po veprohet me forma presioni nga më të ultat. Çfarë po bëjnë?!

Ju lajmërohen njerëzve, familjarëve, subjekteve private, duke ju thënë se votimi ditën e diel, nuk na paska rëndësi ( këtë e bëjnë me njerëzit që dyshojnë se mund të kenê votuar për ne,sepse ata tashmë dyshojnë edhe tek hija e vetë); duke ju dërguar selame jo vetëm me eksponentët e njohur në qytet, “krushqit e shantazheve dhe presioneve”, por edhe me sekretarë shtetërorë, me njerëz të cilët asgjë nuk i lidh me Dibrën veç karikes së pushtetit. Ndaj, ju bëjmë thirrje banorëve dhe votuesve, të mos bien pre e këtyre presioneve dhe shantazheve primitive, por përkundrazi, Dinjitetshëm të dalin, të votojnë që bashkarisht ti japim fund lojërave dhe presioneve që nuk i kanë hije Qytetit tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like