Osmani: Regjistrimi do të ndihmojë në miratimin e politikave

Duke bërë thirrje që të regjistrohet diaspora dhe me këtë, mediat të publikojnë sa më shumë informacione në lidhje me këtë proces, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka treguar se pse ky proces është i rëndësishëm.
“Rezultate i kemi të rëndësishme do të ndihmojë në sjelljen e politikave vendase por edhe për diasporën”, tha Osmani, transmeton TV21.
Sipas tij interesimi më i ulët për regjistrim është nga diaspora e Kanadasë dhe Australisë.
“Në Kanada dhe Australi, në Amerikë po përmirësohet interesimi”, tha Osmani.
Ai ka bërë thirrje deri te mediat që të dërgojnë informacionin deri te kjo kategori, pasi siç tha, kjo “është hera e parë që Maqedonia e Veriut të ketë ambicie për të regjistruar diasporën”./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like