Osmani: Kontributi i NATO-s vazhdon edhe sot për sigurinë dhe paqen në Kosovë e rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se forcat e NATO-s edhe sot vazhdojnë të punojnë për paqen dhe sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

Ajo para mediave pasi vendosi kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, ka deklaruar se ushtarët e NATO-s dhe ata të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ua kanë sjellë kosovarëve lirinë dhe paqen pas shumë vuajtjeve, njofton Klankosova.tv.

“Ushtarët e NATO-s qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të vështira të historisë së saj. Ishim këtu tek kjo pllakë përkujtimore për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Ata janë shpëtimtarët e popullit të Kosovës dhe vazhdojnë edhe sot të kontribuojnë për paqen dhe sigurinë e Kosovës dhe rajonit”.

Advertisement

“Dita e sotit ka tre emërime, si Dita e Paqes, e Lirisë dhe Çlirimit, të gjitha këto i përshtaten kësaj dite Më 12 qershor të vitit 1999 forcat e NATO-s dhe lufta e UÇK-së pas një sakrificave të jashtëzakonshme i sollën lirinë, çlirimin dhe paqen kosovarëve pas shumë vuajtjeve”, ka thënë Osmani.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like