Shqipëria bëhet pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB’së

Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria ka arritur të zgjedhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dy vitet e ardhshme, njofton Insajderi.
Këtë e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, ka shkruar Rama, derisa ka njoftuar për këtë lajm që ai e quajti të bukur.Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pasi u votua për të marrë një nga pesë vendet e përkohshme në këtë këshill me një mandat dyvjeçar.

Advertisement

Në garë për pesë vende ishin gjashtë shtete, përveç Shqipërisë edhe Brazili, Republika Demokratike e Kongos, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like