Organizonin festa, mbyllen dy lokale në qendër të Shkupit

Sonte, In spektorati Shtetëror i Tregut mbylli dy kafene të famshme të vendosura në qendër të Shkupit, njoftoi SDK.MK.

Sipas fotove të publikuara nga LSI, mund të vërehet se të dy vendet janë plot me njerëz.

Përndryshe, sipas protokolleve të kovidit për funksionimin e objekteve hotelierike, ndalimi i të gjitha llojeve të ahengjeve, muzikës live, si dhe muzikës më të lartë është në fuqi.

Advertisement

Gjithashtu, tavolinat duhet të jenë në një distancë prej 1.5 metrash, ndërsa një tryezë mund të ulen deri në katër persona./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like