OBSH: Rreth 28 milion vaksina u shperndanë për 36 ditë

Rreth 28 milionë doza të vaksinave anti-COVID’19, janë shpërndarë për 36 ditë në 46 vendte kryesisht të pasura, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur sot përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, i cili është ankuar për vaksinimin nëpër vendet e pasura.

“Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëzit me 28 milionë doza. Janë përdorur pesë lloje të ndryshme të vaksinave. Aktualisht vaksinimi po kryhet në rreth 46 vende të botës, ku 38 prej tyre janë vende të pasura – e vetëm një mund të cilësohet si vend i varfër. Ka vende që e duan vaksinën dhe kanë shumë nevojë për të, e nuk do ta marrin vetëm nëse e shpërndajmë më mirë. Duhet të mundohemi të gjithë”, tha Ryan.

Advertisement

Në raportin e fundit të OBSH-së, thuhet se rreth pesë milionë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë javës së kaluar. /Insajderi.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like