Numërohen 80% e kutive, sa vota morën PS, PD, LSI? (Tabela)

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar 4 024 kuti votimi nga 5199 në total, ose më shumë se 1.2 milion fletë votimi, nga të cilat më shumë se 1 180 000 janë të vlefshme dhe 63 000 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vlefshme, 575 548 ose 48.72 % janë për Partinë Socialiste; 464 848 ose 39.33% janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 80 839 vota ose 6.86% janë për LSI-në.

Advertisement

Ndërkohë, 26 447 vota ka marrë PSD. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Abcnews.al po vijon publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme. /abcnews.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like