Nuk ka orë policore – derisa ka shtretër të lirë nëpër spitale

Në vigjilje të festave, qytetarët mbeten të pa bindur ndaj masave aktuale. Sheshi qendror i Shkupit të shtunën mbrëma ishte i mbushur përplot, ndonëse ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave.

Por, raporti i kësaj jave pritet të jetë vendimtarë për shtimin e masave restriktive gjatë festave të fund vitit. Siç u paralajmërua nga Ministria e Shëndetësisë, shifrat e shtatë ditëshit do të shqyrtohen në mbledhjen e javës së ardhshme të Komisionit për Sëmundje Infektive. Mjekët apelojnë ti harroni kremtimet e festave dhe të ruani shëndetin publik për të mos krijuar një valë të re gjatë janarit.

 

Bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe në këtë periudhë është shumë me rëndësi të mos shkoni mysafirë për Vitin e Ri, të mos shkoni nëpër kafene e restorante. Posaçërisht të keni kujdes për të mos shkaktuar një valë të tretë, siç e quajnë, të virusit. Tani jemi në një periudhë kritike dhe shuhet të ruhemi shumë që të mos lejojmë të shpërndahet virusi sepse edhe tani është tepër i përhapur”-tha Aleksandar Minov, mjek.

Numri i të infektuarve vazhdon të jetë mbi një mijë të diagnostikuar çdo ditë. Shqetësues mbetet edhe vdekshmëria, ku në 12 ditët e këtij muaji ndërruan jetë 333 pacientë prekur. Por, sipas mjekut Minov, kriteri i përcaktimi të masave të reja anti-kovid bazohet vetëm në kapacitetet e lira spitalore.

Masat duhet të ndjekin atë që e shohim si shifra gjeneralë, përkatësisht numrin e të infektuarve në baza ditore. Por, mendoj se arsyeja pse deri më tani nuk u vënë masa restriktive është e bazuar në numrin e të hospitalizuarve dhe sa mund të përballoj sistemi ynë shëndetësor. Nëse afrohemi te pika kritike në mbushjen e plot të kapaciteteve, besoj se patjetër duhet të vendosen masa të reja.”-pohoi Aleksandar Minov, mjek.

Advertisement

Sipas njohësve të fushës, një “lock down” i ri nuk do të ndodh sërish, që të mos pësoj goditjen fatale ekonomia e vendit. Shteti ynë tanimë po përballet me pasojat financiare të shkaktuara nga shtet  rrethimi gjatë pranverës. Andaj deri në kapërcimin e krizës së pandemisë mbetet sfida e autoriteteve ndërmjet jetës së të infektuarve dhe xhepit të të shëndoshëve, thonë ekspertët. Përndryshe, në kurim spitalor janë të shtruar rreth 6,5% e të infektuarve. Klinikat kryesore dhe repartet infektive mbeten të mbushura plot. Mbi 150 shtretër të lirë ka në spitalet tjera dhe në kovid qendrat e vendit.

Adnan Qaili-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like