LIVE/ Ora policore në vend, kryeministri Zaev i drejtohet publikut
Aspak nuk ka konfirmim se medikamenti favirapir ka efekte në shërimin e pacientëve të prekur me Kovid, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
“Absolutisht nuk kemi rekomanduar kurrfarë shërimi, të asnjë niveli në sistemin shëndetësor nuk ka rekomandim dhe nuk do ta rekomandojmë, normal, sikurse edhe çdo medikament tjetër derisa nuk ka dëshmi përkatëse në ndonjërin prej studimeve klinike ose analizat të cilat tashmë janë duke u zbatuar”, theksoi Filipçe. /tv21