Nuk i respektoi masat anti-Covid, mbyllet një restorant në Gostivar

Një restorant në Çegran të Gostivarit është mbyllur dhe pronari është arrestuar, për shkak se nuk ka respektuar masat anti-Covid të miratuara nga Qeveria, kanë njoftuar nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

“Më 24.02.2021 në ora 21.15, efektivët e policisë nga Departamenti i Policisë Çegran kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Çegran, në pronësi të personit V.F. (37) nga Çegrani. Gjatë kontrollit, katër persona (së bashku me pronarin) janë kapur duke qëndruar në lokal, pas çfarë është konstatuar se janë duke i shkelur masat e Qeverisë për parandalim të shpërndarjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Advertisement

Më tej thuhet, se objekti është mbyllur, ndërkaq pronari është arrestuar. Rasti është duke u hetuar, pas çfarë do të shqiptohen masa adekuate./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like