Në pranga një person në Tetovë, ja pse

Estimated read time 1 min read

Mbrëmjen e djeshme (14-korrik) prej ora 19:00 deri në ora 21:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të 69-vjeçarit Q.E.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur kok*ainë, mariju*hanë, 12 tableta (ekst*aze) dhe një peshore dixhitale, të cilat janë marrën për ekspertizë. “Personi Q.Е. Menjëherë është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës sot (15-korrik) me një parashtresë adekuate për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve nark*otike, substancave psiko*trope dhe pararendësve” (neni 215 të Kodit Penal) do të sillet para gjykatësit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like