Dy shtetas të Maqedonisë u bënë milionerë nga lojërat e fatit, sa para fituan dhe nga janë?

Estimated read time 1 min read

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut përmes lojrave të fatit gjatë vitit 2022 janë bërë milionerë. Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Llukarevska.

Ata ishin më me fat gjatë vitit të kaluar duke fituar miliona denarë përmes lojrave të fatit.

“Më së shumti fat vitin e kaluar kanë pasur qytetarë nga Kërçova dhe Koçani. Të dy kanë fituar të ardhura nga lojërat e fatit, të organizuar nga Lotaria Shtetërore. Qytetari i Kërçovës ka realizuar fitime në shumë prej 32.9 milionë denarëve, ndërsa personi nga Koçani realizoi fitim nga loja e fatit, në shumë prej 27.3 milionë denarëve”, tha Llukarevska. (INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours