Në mbarë Botën Islame sot ka filluar muaji i Ramazanit

Që nga sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit.
Myslimanët në mbarë botën agjërojnë sot ditën e parë, nën hijen e kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë globale të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
Muaji i agjërimit në Ramazan në shumë vende do të shënohet me ndalime e kufizime, domethënë duke mos shtruar e organizuar darka familjare iftari dhe falje me xhemat të teravive.
Bahkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka uruar dje besimtarët, duke shtuar, se një vlerë e shtuar në këtë muaj, do të jetë edhe zbatimi i rekomandimeve për mbrojtje nga Covid-19. Ramazani do të përfundojë më 12 maj./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like