Breaking News :

nothing found
29-03-2023

Në Bullgari arrestohet një shtetas i Maqedonisë, ka transportuar 33 kg kanabis

Advertisement

Doganierë bullgarë kanë gjetur më shumë se 33 kg kanabis me vlerë prej 69,000 euro në një makinë të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas BGNES, automjeti i tipit “kia” me targa maqedonase është ndaluar në vendkalimin kufitar midis dy vendeve më 23 dhjetor kur doganierët gjatë kontrollit kanë gjetur 76 thasë plastike me mariuhanë që ishin vendosur nën hapësirën e bagazhit dhe në dy sediljet e përparme.

Shoferi me inicialet R.R. (58), ka udhëtuar i vetëm nga Republika e Maqedonisë së Veriut përmes Bullgarisë për në Turqi. Sot me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut – Haskovo, gjykata personit R.R i ka caktuar masën e paraburgimit.

Advertisement

Read Previous

Shabani: Një ilaç i lirë kundër Covid-19 vjen në Maqedoni

Read Next

Zjarrfikësi më i mirë i qytetit të Shkupit për vitin 2020