• 18-04-2021

Konkursi i ri për polic në Maqedoni, ja sa do të pranohen

Ministria për Punë të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj. Janë hapur vende pune në më shumë sektorë dhe atë: Në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup kërkohen 100 policë, në Sektorin për Punë të Brendshme Strumicë, Ohër, Manastir dhe Kumanovë si dhe në Qendrën rajonale për punë kufitare Veri kërkohen 50 policë, përcjellë nmk-post.

 

 

Nga 30 policë do të punësohen në Sektorin për Punë të Brendshme tetove, Veles, Shtip si dhe në Qendrat rajonale për punë kufitare Perëndim dhe Jug dhe në Njësitin për mbrojtje të personave të caktuar dhe objekteve dhe në Njësitin për intervenim të shpejtë. Ndërkohë që sipas konkursit të MPB-së nga 20 policë do të punësohen në Qendrat rajonale për punë kufitare në Lindje dhe në Njësitin për detyra speciale./Nmk-post/

Read Previous

Zbulohet transferi i parë i Milanit në janar

Read Next

Dje u regjistrua numri më i ulët i infektimeve që nga Korriku në Maqedoni

%d bloggers like this: