“Bashkëpunimi BE-NATO është në një nivel shumë të mirë”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes së Aleancës në Bruksel më 21 dhe 22 tetor.
“Ne ndajmë të njëjtat vlera, përballemi me të njëjtat sfida dhe do të diskutojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë në epokën e konkurrencës globale” tha Stoltenberg.
Në të njëjtën kohë, ai tha se “Rusia është bërë më shtypëse në vend dhe më agresive jashtë vendit, dhe kjo është arsyeja pse unë mirëpres faktin që një zë i fortë ka marrë këtë çmim” tha ai, referuar opozitarit Alexei Navalnit. Sa i përket dialogut me Rusinë, na vjen keq për situatën në të cilën jemi tani. Ne besojmë se kur tensionet janë të larta dhe gjërat janë të vështira, dialogu është i rëndësishëm” shtoi ai.
“Ne kemi një mundësi unike historike që ne të gjithë duhet ta shfrytëzojmë për të forcuar bashkëpunimin e Amerikës dhe Evropës në NATO-s” theksoi më tej.
Ai tha gjithashtu se aleatët evropianë kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes vitet e fundit.