• 28-11-2021

Mickoski i reagon Zaevit: E përsërite konferencën e vitit të kaluar

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Facebook ka reaguar ndaj paraqitjes për media të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Më poshtë reagimi i plotë i Mickoskit:

Zoran Zaev asgjë nuk ka kuptuar. Zoran Zaevi vetëm e përsërit konferencën e njëjtë për shtyp nga viti i kaluar kur gjithashtu gënjente se e ka kuptuar porosinë, ndërsa vazhdoi të sillet në mënyrë arrogante dhe kriminale. E përsëriti edhe konferencën për shtyp të vitit të kaluar kur e tha të njëjtën gjë, dhe përsëri zhgënjeu. Zoran Zaevi mori edhe fshesë me të cilën asgjë nuk pastroi.

Dhe do ta përkujtoj se në këto zgjedhje me arrogancë na thonin se janë më të mirët, ndërsa pyetja është kur gënjenin, kur e kanë pohuar këtë gjatë fushatës, apo tani kur për herë të tretë thonë se e kanë kuptuar porosinë?

E vërteta është se Zaevi nuk tha asgjë të re përveç kësaj që sërish fliste për të kaluarën, për ndonjë regjim, për të njëjtat fraza në të cilat askush nuk i beson. Dëshiron të harroni se 5 vjet është në pushtet dhe provon sërish ta nënvlerësojë sërish popullin.

Kur flet për regjim le të shohë në shtpinë e tij, në Kumanovë, presionet për votim në Prilep, Veles, Saraj, Manastir, për qëndrimin ndaj njerëzve dhe votave të tyre sikur të jenë pronë e tij.

Zaev do të them se populli, ne vetë jemi zotërinj mbi fatet tona dhe se askush nuk e ka vullnetin tonë në xhep të luajë me të.

Populli tashmë është bashkuar, por kundër teje dhe të gjithë atë që e prezantoni në politikë. Shpresa ka lindur dhe ajo do të fitojë

Read Previous

NATO: Rusia është bërë agresive

Read Next

SHBA-BE: Të hiqen barrierat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

%d bloggers like this: