Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe në takim me kryetarin e Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski dhe Suzana Manevska biseduan me telefon me të gjithë anëtarët e komisionit dhe vendosëm të mos japin rekomandime për kufizime shtesë.
“Komisioni për shqyrtimin e masave të reja shtesë do të vendosë në mbledhjen e ditës së hënë në mënyrë që të ketë kohë për t’u vërtetuar nëse masat që tashmë janë në fuqi japin rezultate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se komisioni e ndjek gjendjen epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme pas fundjavës do të propozohen masa shtesë siç është mbyllja e operatorëve ekonomik dhe kufizim të lëvizjes gjatë natës, në orët e pasdites apo fundjavës.
Ministri Filipçe në mbledhje tha se nëse masat respektohen në tërësi do të jepnin rezultat sikur të kishte orë policore.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse bëjnë thirrje për respektim të plotë të masave që janë në fuqi si ndalesa e punës për objektet hotelerike pas orës 21:00, grupimi i më shumë se 4 personave gjatë 24 orëve si dhe respektim maksimal i protokolleve te të gjithë operatorët ekonomikë”, thuhet në fund të njoftimit të MSH-së.
+ There are no comments
Add yours