Në Maqedoninë e Veriut gjatë natës nuk është regjistruar asnjë dridhje e tokës. Në faqen e specializuar për regjistrimin e tërmeteve qëndron se tërmeti i fundit është regjistruar të mërkuren në orën 18.19 minuta dhe i njëjti ka qenë me fuqi prej 2.4 shkallësh sipas Rihterit, që e pasoi atë të orën 04.55 prej 5 shkallësh me epiqendër në Mavrovë. Nga Opservatori Seizmologjik në Shkup thonë se pjesa perëndimore e vendit e lidhur edhe me pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës paraqesin një zonë të vërtetë seizmogene.
“Pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut paraqet një zone të vërtetë seizmogene ndërsa pjesa tjetër është si flaster zona. Kjo zone është aq aktive dhe e mbushur me energji seizmike që të shkaktoj tërmete.”, tha Dragana Çernik nga Observatori Seizmologjik.
+ There are no comments
Add yours