MSh: Brenda 24 orëve janë aplikuar 2.798 vaksina

Estimated read time 1 min read
Advertisement

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2.798 qytetarë, 745 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë ndërsa 1.999 të tjerë kanë pranuar dozën e dytë, përcjell Alsat. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 793.987, ndërkaq janë rivaksinuar 745.415 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 625 qytetarë.

“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like