Gjuriq: Ka ikur koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në SHBA

Estimated read time 2 min read

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, ka thënë se ka kaluar koha kur shqiptarët kanë qenë të vetmit që kanë lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjuriq pretendon se në SHBA është duke u rritur numri i zyrtarëve që mendojnë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet gjetur një zgjidhje kompromisi që do të kënaqte të dy palët, shkruan Kosovo Online, transmeton Express.Këto deklarime Gjuriq i ka bërë kur është pyetur rreth letrës që disa kongresmenë amerikanë i kanë dërguar presidentit të SHBA’së, Joe Biden, e në të cilën kanë kërkuar rritje të interesimit për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve të fundit.“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të drejtojë një betejë të qetë, këmbngulëse dhe diplomatike për pozitën e Serbisë”, ka thënë Gjuriq.Ai tutje ka thënë se ka pasur takim me senatorin amerikan Mike Rounds, derisa takimin me një senator tjetër s’ka dashur që ta bëj publik.Gjuriq ka komentuar edhe deklaratën e fundit të SHBA’së për Samitin BE-Ballkan të mbajtur para pak ditësh. Gjithashtu ka lavdëruar punën e bërë nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like