Motra e ish doganierit që humbi jetën e bën për “pesë pare” Kurtin dhe Sveçlën

Laura Berisha, motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborr të Doganës në prill të këtij viti, “ua ka zënë rrugën” kryeministrit dhe ministrave të tij, për moszbardhjen e këtij rasti.

Para kryeministrit, Albin Kurti e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ajo ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e kësaj vrasje, e cila ngre dyshime për mënyrën e vdekjes së vëllait të saj.

Madje, ajo thotë se është injoruar nga minstri Sveçla, për të cilin thotë s e ka kërkuar takim disa herë.

Advertisement

“Po ju pyes juve dhe zotri Sveçlën, vëllai im Luan Berisha zyrtar i lartë në Doganë u vra në oborr të Doganës më 17 prill dhe nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash. Kemi kërkuar takim, na keni injoruar dhe nuk kemi asgjë deri tash, dhe desha të ju pyes, a jeni duke e luftuar krimin siç na keni premtuar apo jo”, thotë ajo.

Por, çuditërisht përgjigje mori nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. “Jemi duke e luftuar dhe organet e rendit janë duke u marrë me gjitha këto”, përgjigjet Murati, por jo Kurti e Sveçla, raporton EO.

Por ajo insiston se përgjigje nuk kanë marrë asnjëherë për këtë rast.

“Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Ju kemi votuar për me luftua krimin, vëllau im u vra më 17 prill në oborr të doganës dhe nuk kemi përgjigje që gjashtë muaj e gjysmë dhe na keni injoruar totalisht”, u shpreh ajo e mllefosur./GazetaSinjali/

Advertisement
Advertisement