Grenell: Një biznesmen nga Kosova ka bërë pazare me prokurorin për të goditur Hashim Thaçin në Hagë

Estimated read time 1 min read

Richard Grenell, ish i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë – Serbi, deklaron se një biznesmen nga Kosova ka bërë pazar që të goditej ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë. Në emisionin e djalit të Trumpit, Grenell thotë se për pretendimet që ai deklaroi ekziston edhe një incizim. Pazaret, thotë Grenell janë bërë me prokurorin Jack Smith, i cili ndjek ish-presidentin e Kosovës në Hagë.

Sipas Grenell, biznesmeni ka thënë që për një vit e gjysmë kishte folur me Jack Smithin rregullisht dhe që ishte shtyrë nga Smithi për ta ndihmuar që të gjente njerëz që do të akuzonin dhe ta godisnin Hashim Thaçin në Hagë.

Advertisement

Ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, rëndoi akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aktakuzës së dorëzuar 2 vite më parë ndaj drejtuesve të UÇK-së, ai i shtoi pretendime të reja, të cilat thuhet se janë kryer në disa fshatra të Suharekës dhe në qytetin e Gjilanit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like