• 18-05-2021

Mjekja shqiptare që mori vaksinën anti-Covid, tregon eksperiencën e saj

Mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara, Irida Molla, ka folur rreth eksperiencës së saj të vaksinimit ndaj Covid-19.

Ajo tregoi se nuk e ka kaluar virusin ndaj edhe e ka bërë vaksinën.

Për fat të mirë e për të gjitha ata që i tremben aplikimit të vaksinës ka treguar se nuk ka pasur asnjë efekt anësor, veç dhimbjes së vendit të shpimit.

“Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi. Jo asnjë efekt. Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam. Janë dy doza, në 3 javë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Jemi përpara një drite në fund të tunelit.

Indikacionet janë që dhe ata që e kanë kaluar, apo që po e kalojnë, ta marrin vaksinën, s’krijon asnjë problem. Imuniteti që arrihet është më i lartë në antitrupa se ata që e kanë kaluar, indikacioni është që duhet marrë, ndoshta më vonë por duhet, tha Molla për News 24.

Read Previous

Ja qytetet me më shumë raste aktive në Maqedoni

Read Next

Vazhdojnë rradhët e gjata në kufi, mërgimtarët mësyjnë vendlindjen

%d bloggers like this: