Banorja e Shtipit ka vdekur nga KOVID-19 edhe pse kishte pesë teste negative!

Në spitalin e Shtipit ka humbur jetën një grua e moshës 55 vjeçare, e cila ishte testuar pesë herë për koronavirus por në të pesë raste ka dalë negativ.
Sipas SDK.mk, ajo megjithatë llogaritet se e ka humbur jetën nga koronavirusi.
“Nënën e kemi varrosur si të vdekur prej Kovid-19. Në repartin Infektiv tre ditë e kanë trajtuar si e infektuar me virusin korona, ndërkaq të gjitha testet për këtë i kanë rezultuar negativ. Ajo kishte këputësi dhe ishte e përgjumur. Mjeku amë na drejtoi për në repartin Infektiv, ku edhe ja matën temperaturën trupore që i rezultoi 36,1 mirëpo vetëm pse e dërgova atje më thanë se do ta pranojnë si të sëmurë nga virusi korona dhe ashtu do ta trajtojnë” tha i biri i saj i cili dyshon në diagnozën.
Nga Qendra për Shëndet Publik theksojnë se pneumonia pleumonare trajtohet si për koronavirus dhe shkaku i vdekjes konsiderohet të jetë Kovid-19, ndërkaq nga Spitali Klinik theksojnë se pacientja ishte në gjendje të rëndë njëjte siç e kanë të sëmurit nga Kovid-19.
“Pacientja kishte koll, pneumoni masive dhe disa simptome karakteristike të Kovid-19. U vendos në mbështetje oksigjeni, i është dhënë antibiotik, terapi me vitamina dhe antikoagulante, përkundër këtij trajtimi, pacientja ndërroi jetë” kanë bërë të ditur nga Spitali Klinik i Shtipit./sdk.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like