Mitsotakis dhe Erdogan ‘përballen’ sot në Bruksel, ja për çfarë do të diskutojnë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të takohen sot në Bruksel.
Mediat greke bëjnë me dije se në takim përveç dy politikanëve të pranishëm do të jenë dhe vetëm dy përkthyes që do të jenë të vetmit që do të informohen drejtpërdrejt se çfarë u tha në këtë takim në periferi të Samitit të NATO-s.

Dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për raportet Greqi-Turqi. Në fillim kriza e refugjatëve dhe më pas kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor bënë që edhe raportet Mitsotakis-Erdogan mos jenë të mira.

Advertisement

Gjithsesi muajin e kaluar vizita e ministrit turk Mevlut Cavosoglou uli tensionet dhe krijoi një klimë të gatshme për takimin mes dy liderëve të Greqisë e Turqisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like