Ministri Hoxha zhvilloi takim me Agjencinë Turke të Sigurimit Bujqësor “TARSIM”

Advertisement

Në vazhdën e takimeve në Republikën e Turqisë, sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha zhvilloi takim me Agjencinë Turke të Sigurimit Bujqësor “TARSIM”, përcjell NMK-post.

Statusi i plotë

“Ndryshimi i klimës imponon qasje serioze për mbrojtjen e produkteve bujqësore dhe në këtë drejtim, së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini, u takuam me Agjencinë Turke të Sigurimit Bujqësor TARSIM.
Në këtë takim, u prezantua modeli i sigurimit i përdorur në Turqi dhe u ra dakord për të formuar grupe pune midis Ministrisë së Bujqësisë dhe TARSIM për të filluar procesin e gjetjes së një zgjidhjeje afatgjatë për problemet që vijnë nga katastrofat natyrore, ndryshimet klimatike ose katastrofa të tjera, të cilat mund të ndodhin në sektorin e bujqësisë dhe në atë rast dëmet do të mbulohen nga një agjenci e ngjashme me TARSIM.”

Advertisement
Advertisement

You May Also Like