Mustafa: LDK është e vetmja parti që e trashëgon Rugovën

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa bashkë me Kryesinë e partisë kanë bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai ka thënë se mungesa e tij vërehet edhe në LDK, por edhe në gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Jemi këtu që t’i bëjmë nderimet presidentin historik Ibrahim Rugova. Edhe LDK sikurse Kosova, por edhe shqiptarët në tërësi e ndjejnë mungesën e një figure historike që dha një kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”.

Mustafa tha se vetëm LDK-ja është partia që e trashëgon Rugovën.

“Këtu jam po ashtu për të shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së që ne ta ndjekim rrugën që na ka trasuar dhe na ka lënë trashëgimi Rugova. Këtë rrugë s’mund ta trashëgojë askush përpos LDK-së dhe atyre që veprojnë dhe punojnë që vepra, ideja dhe kontributi i Rugovës të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë saj”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like