Ministri Hoxha uron Vitin e Ri: Të punojmë sa më shumë, vetëm ndryshimi sjell zhvillim

Ministri i MPBEU-së, Arjanit Hoxha nëpërmjet Facebook-ut ka uruar vitin e ri 2021, njofton nmk-post.

Ja urimi i plotë:

Le të mësojmë nga natyra, ajo nuk gabon asnjëherë. Ciklet e saj janë të natyrshme dhe të domosdoshme, sepse vetëm ndryshimi sjell zhvillim.
Ka vite të mira dhe më pak të mira, por jeta gjithmonë fiton!
Neve nuk na ngelet gjë, vetëm të nxjerrim frymëzime, të jemi të guximshëm dhe me plot besim se jeta është e bukur dhe e mbushur me njerëz të mirë e të ndershëm.
Të punojmë sa më shumë për suksese të ndërsjellta!
Të punojmë sa më shumë dhe të përkushtuar për rezultate të përbashkëta!
Le të jemi të durueshëm dhe këmbëngulës derisa qëllimi ynë të bëhet realitet – bujqësia evropiane!
Të vazhdojmë të punojmë së bashku, sepse vetëm atëherë qëllimi është i arritshëm dhe suksesi është i garantuar.
Të dashur fermerë, bashkëpunëtorë dhe miq të të gjitha nacionaliteteve dhe feve, qofshi shëndoshë, të lumtur dhe të motivuar!
Gëzuar Vitin e Ri.
Festoni me përgjegjësi dhe me ide inovuese për vitin e ardhshëm.

Advertisement

Me respekt,
Arjanit Hoxha

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like