Milikije Halimi: Faleminderit LSDM për besimin, do të punojmë për efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimeve

Estimated read time 2 min read

DREEJTORESHA MILIKIE HALIMI: Faleminderit LSDM për besimin, do të punojmë për efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimeve

Falënderoj partinë LSDM për besimin që më ka treguar për ta udhëhequr këtë institucion, ka njoftuar në Facebook MilkiJe Halimi, ish-kryetare e Komunës së Haraçinës, e cila si perfaqesuese e LSDM-së është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Aeroporteve të Maqedonisë.

“Do të punojmë dhe do të fokusohemi në integrimin dhe montimin e sistemeve të këtij institucioni me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve për të gjithë përdoruesit, si dhe rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të funksionimit të institucionit në përgjithësi”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e AD Aeroportet e Maqedonisë në pronësi shtetërore. Ai në pozitë vjen me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë që menaxhon dy aeroportet – Shkupin dhe Ohrin, në pjesën që nuk është nën koncesion të TAV-it, si dhe aeroportet sportive. Halimi është emëruar me rekomandim të Qeverisë, e cila ka porositur Bordin Mbikëqyrës që të shkarkojë drejtorin aktual Trajçe Angelovski.

Advertisement

Halimi ka falënderuar partinë amë LSDM për pozitën e re dhe ka paralajmëruar se do të angazhohet për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për përdoruesit.

Halimi në vitin 2017 u bë kryetarja e parë femër e Komunës së Haraçinës dhe pas përfundimit të mandatit u punësua në Drejtorinë doganore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours