“Milani i pa ndalshëm”, fiton edhe me 10 lojtarë

Milani ka mposhtur 0-2 Beneventon. Pas 15 minutash lojë, kuqezinjtë fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Franck Kessie.

 

Por, në minutën e 34-të, Milani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Sandro Tonali pranoi direkt karton të kuq për një ndërhyrje të lehtë në kundërshtarin.

Në të dytën Rafael Leao dyfishoi shifrat për Milanin.

Pas javës së 15-të, Milani është në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se Interi, teksa në javsën e 16-të do të takohen me Juventusin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like