Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë.
Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë çështje.
Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe.
Vuçiç gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij, bisedat e tij të regjistruara.
Sipas “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është krim i rëndë dhe përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues.
Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje.
“Vuçiç nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të
vërtetën dhe na takon neve ta konfirmojmë atë të vërtetë”, i tha Vulin TV Prvas, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan Vuçiçin për këtë.