• 01-12-2021

Mike Tyson dhe Roy Jones pa fitues

Mike Tyson është rikthyer përsëri në ring për ta zhvilluar një meç me rivalin e tij të vjetër, Roy Jones.

Edhe pse dy boksierët tanimë në moshë të vjetër dhe kishte vite që ishin përshëndetur nga boksi, ata janë rikthyer në ring për një meç për bamirësi.

Megjithatë përkundër që pati spektakël të dhuruar si nga Tyson ashtu edhe nga Jonës, në fund ndeshja ka përfunduar në barazim nga gjyqtarët.

Kjo përballje u zhvillua në ‘Staples Center’ të Los Angelosit dhe dy boksierët treguan se ende kanë cilësi dhe nuk i kanë harruar ato përkundër pensionimit.

Meçi mes Tyson dhe Jones zgjati për tetë raunde nga dy minuta dhe në fund dy boksierët u larguan duke u përshëndetur me njëri tjetrin.

Gjatë gjithë meçit si Tyson ashtu edhe Jones dhuruan disa goditje për të na rikthyer në kohë ku ishin të dy në formën e tyre më të mirë.

Read Previous

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Read Next

Kosovë/ Zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

%d bloggers like this: