Në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, për të përcjellë nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që po mbahen për të zgjedhur kryetarin e komunës.
Nga Podujeva dhe Mitrovica e Veriut se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në këto dy komuna.
Qytetarët e Podujevës kanë thënë për televizionin se presin nga kryetari i ri i komunës që të investojë në infrastrukturë dhe projekte për rininë.
“Ai kandidat që i fiton zgjedhjet duhet ta ketë parasysh rininë, rinia po na shkon. Po shkojmë gati te asimilimi i popullit tonë”, ka thënë një qytetar i Podujevës.
Ndërkohë, po sjell pamje direkte edhe nga Mitrovica e Veriut, atje ku tashmë ka votuar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës, Erden Atiq. “Ka pasur tendencë për t’i ndaluar vëzhguesit në qendrat e votimit, por ky problem është zgjidhur me ndihmën e KQZ’së. Apeloj te qytetarët të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka deklaruar Atiq./Kosovainfo/