Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

Estimated read time 1 min read

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë OBRM-PDUKM, nga fshati Morunisht i Strugës, uroi festën e e 2 Gushtit, Ditën e Republikës.
Mickoski u shpreh se kjo festë është ndjenjë e veçantë për të gjithë qytetarët. “Ilindeni është shenjtëria jonë. Ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas. Është golgota jonë pa të cilën nuk do të kishte liri. Është shkëmbi ynë mbi të cilin e vendosim themelet e shtëpisë tonë, prandaj si maqedonas, si patriotë i përulemi veprës. Maqedonia është më shumë se vend, është dashuria jonë, nëna jonë, familja jonë”, u shpreh Mickoski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like